Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Ne shqiptarët nuk kemi frikë”, Rama flet për Al Jazeera: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka zbutur shqetësimin e Perëndimit se Rusia po përgatitet për konflikte të tjera në Europë dhe ka sugjeruar që Bashkimi Europian duhet të ketë një plan konkret paqeje për Ukrainën, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të japin fund luftës. Rama, duke folur për Al Jazeera në margjinat e konferencës “Berlin Global Dialogue” në fund të muajit të kaluar, tha se do të ishte “krejtësisht marrëzi” për ndonjë shtet të sulmonte anëtarët e BE-së ose të NATO-s. “Rusia nuk do të sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian,” tha ai. “NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka pse të ketë frikë nga askush apo nga asgjë, sepse është ushtria...