Bashkia Kavajë harron qytetarët e tij, i moshuari kërkon ndihmë

Bashkia Kavajë harron qytetarët e tij, i moshuari kërkon ndihmë

Në terminalin ndërqytetas Veri–Jug në Tiranë, çdo ditë shfaqet një burrë i moshuar me fytyrë të lodhur nga jeta, por me zemrën plot shpresë. Quhet Nikoll, vjen nga Kavaja dhe endet rrugëve për të kërkuar pak ndihmë nga njerëzit. Në një rrëfim për Tva News, ai tregon se jeton në një dhomë të vjetër në Kavajë, i grabitur disa herë nga komshinjtë dhe i harruar nga institucionet. Bashkë me bashkëshorten e tij invalide, ai përpiqet të mbajë frymën gjallë, ndërsa dy fëmijët e tyre janë të paaftë për punë, njëri prej tyre, ende i mitur, është lënë në kujdesin e kishës së Shën Kollit në Kavajë. Nikolli thotë se i është drejtuar bashkisë së Kavajës për një banesë sociale, por kërkesa e tij nuk është...