Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Gjykata Kushtetuese la në detyrë Veliajn, reagon për herë të parë Rama: Ja që nuk i paskam kapur unë…
                            Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, duke anuluar vendimin e qeverisë që e shkarkoi. Kreu i qeverisë, në një postim në X, u justifikua duke u shprehur se “u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet”. Rama shkruan se nëse Kushtetuesja ka vlerësuar Erion Veliaj s’mund të largohet veçse me zgjedhje, sipas Kryeministrit, mbajtja e kryebashkiakut në burg është në dëm të lirive e të drejtave të tij dhe të banorëve të Tiranës. Postimi i plote Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq...