Seanca për inceneratorin e Tiranës, Bllako në GJKKO: Të shpallem i pafajshëm, të merren parasysh problemet familjare

Seanca për inceneratorin e Tiranës, Bllako në GJKKO: Të shpallem i pafajshëm, të merren parasysh problemet familjare

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, ka kërkuar në seancë që të shpallet i pafajshëm. Bllako argumenton se fëmija i tij ka probleme shëndetësore dhe për këtë arsye ka kërkuar që GJKKO ta marrë parasysh gjendjen familjare. “Kërkoj të shpallem i pafajshëm. I kërkoj gjykatës të marrë parasysh edhe gjendjen time familjare, sidomos të njërit prej fëmijëve, ku sipas mjekëve mungesa e prindit po rëndon gjendjen e tij”. Prokuroria e Posaçme kërkoi 5 vite burg për ish-zyrtarin për dy raste korrupsioni pasiv për aferën e inceneratorit të Tiranës. Pritet që Gjykata e Posaçme të japë vendimin sot në orën 13:30.