Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Konkurrentët befasojnë jurinë, Golden Buzzer i dytë në Albania’s Got Talent shkon për ventrilokuistn Nikolas Bushi
                            E hëna në mbrëmje shënoi një tjetër sukses në natën e tretë të spektaklit “Albania’s got talent” në ekranin e televizionit Vizion Plus. Dymbëdhjetë konkurrentë sollën performanca të jashtëzakonshme përpara katër anëtarëve të jurisë por dhe publikut. Grupi i Grave të Tetovës befasuan me zërin e tyre duke përcjellë traditat dhe rrënjët shqiptare. Pianisti italian Eduard di Donantino rrëmbeu po ashtu “po-të” e jurisë i ndjekur nga grupi i vajzave “Shqiponjat”. Surprizë e mbrëmjes ishte padyshim Golden buzz\eri i dytë. Ventrilokuisti Nikolas Bushi përmes talentit dhe humorit fitoi vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të Elsa Lilës, e cili shtypi butonin e artë, duke e bërë automatikisht artistin, finalistin e dytë të këtij spektakli. Publiku reagoi me entuziazëm në çdo dalje, ndërsa juria u përball shpesh...