Java e Dizajnit në Milano: Shqipëria shkëlqen me kulturën dhe gastronominë e saj

Java e Dizajnit në Milano, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të artit dhe kreativitetit, u mbyll këtë fundjavë me një sërë aktivitetesh që sollën në vëmendje kulturën dhe identitetin shqiptar. Krahas aktiviteteve të panairit zyrtar, vëmendje të veçantë morën ngjarjet e organizuara në kuadër të “Fuorisalone 2025”, në qendrën kulturore Slow Mill në Milano.Shqipëria u prezantua në këtë skenë të rëndësishme ndërkombëtare me ekspozita pikture, stand-up comedy, muzikë live, filma dhe aktivitete kulinarie që tërhoqën vëmendjen e publikut italian dhe ndërkombëtar.Në qendër të vëmendjes ishte edhe shefi i njohur shqiptar Sokol Prenga, i cili prezantoi platformën “Albchef2025” – një iniciativë novatore që synon të vlerësojë, promovojë dhe lidhë shefat dhe profesionistët e gastronomisë dhe sektorit HORECA me origjinë shqiptare në të gjithë botën. Vizitorët patën mundësi të shijojnë bimë aromatike, vajra të veçantë, verëra dhe produkte gastronomike shqiptare të përzgjedhura, duke përjetuar një udhëtim të pasur ndijor drejt Shqipërisë.Këto aktivitete u zhvilluan me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e programit “CulturaAlb – Ditët shqiptare në botë”, një nismë që synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe krijimtarinë shqiptare në skenën globale.Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Fuorisalone 2025” vjen si një dëshmi e rritjes së interesit ndërkombëtar për artin, kuzhinën dhe kulturën shqiptare, si dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të talenteve dhe vlerave kombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Java e Dizajnit në Milano, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të artit dhe kreativitetit, u mbyll këtë fundjavë me një sërë aktivitetesh që sollën në vëmendje kulturën dhe identitetin shqiptar. Krahas aktiviteteve të panairit zyrtar, vëmendje të veçantë morën ngjarjet e organizuara në kuadër të “Fuorisalone 2025”, në qendrën kulturore Slow Mill në Milano.Shqipëria u prezantua në këtë skenë të rëndësishme ndërkombëtare me ekspozita pikture, stand-up comedy, muzikë live, filma dhe aktivitete kulinarie që tërhoqën vëmendjen e publikut italian dhe ndërkombëtar.Në qendër të vëmendjes ishte edhe shefi i njohur shqiptar Sokol Prenga, i cili prezantoi platformën “Albchef2025” – një iniciativë novatore që synon të vlerësojë, promovojë dhe lidhë shefat dhe profesionistët e gastronomisë dhe sektorit HORECA me origjinë shqiptare në të gjithë botën. Vizitorët patën mundësi të shijojnë bimë aromatike, vajra të veçantë, verëra dhe produkte gastronomike shqiptare të përzgjedhura, duke përjetuar një udhëtim të pasur ndijor drejt Shqipërisë.Këto aktivitete u zhvilluan me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e programit “CulturaAlb – Ditët shqiptare në botë”, një nismë që synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe krijimtarinë shqiptare në skenën globale.Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Fuorisalone 2025” vjen si një dëshmi e rritjes së interesit ndërkombëtar për artin, kuzhinën dhe kulturën shqiptare, si dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të talenteve dhe vlerave kombëtare.