Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi   Një tjetër mbrëmje me shi mjaftoi për të rikthyer në vëmendje një nga problemet më të turpshme urbane të Sarandës: përmbytjet e shëtitores kryesore dhe rrugëve të rikonsturuara vitet e fundit. Vetëm 15 minuta reshje mbrëmjen e djeshme ishin të mjaftueshme që ujërat e përzier – ato të bardha dhe të zeza – të përmbytin trotuaret, lokalet dhe Shëtitoren pranë detit.     Përmbytjet nuk vijnë nga stuhitë tropikale apo reshje të pazakonta, por nga mungesa e një sistemi funksional të ndarjes së ujërave të bardha dhe atyre të ndotura, që sipas ekspertëve është projektuar dhe zbatuar në mënyrë të gabuar gjatë punimeve të kryera në vitin 2020....