Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            ‘Ligji nuk ndryshon gjininë…’- shprehet deputetja e PS
                            Gjatë diskutimeve për projektligjin e barazisë gjinore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, pati debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Socialistët këmbëngulin se ky ligj nuk do ndryshojë gjininë burrë grua, por flet vetëm për barazinë gjinore në çdo fushë të jetës mes gruas dhe burrit apo për kuotat dhe pagesat. Kurse ligjvënësit e opozitës thanë se shumica po tenton të godasë familjen nëpërmjet parcaktimeve femër mashkull në këtë ligj. Deputetja dhe njëkohësisht nënkryetarja e Parlamentit, socialistja Klodiana Spahiu, kërkoi që të mos dezinformohej dhe spekulohej me termat, sepse propozimet e bëra nga mazhoranca nuk prekin aspak familjen, gjininë apo biologjinë. Madje ajo u shpreh se ishin të vonuar me 5 vite për kalimin e këtij ligji. Çfarë tha deputetja Klodiana Spahiu...