Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kredi apo qira? Eksperti i pronave: Çmimet në Tiranë nuk pasqyrojnë realitetin! Kujdes nga investimi i pallateve në gropë
                            Teksa çmimi i banesave vijon të rritet dhe po të njëjtën kurbë po ndjek edhe çmimi i qirave, për qytetarët është bërë tepër e vështirë të marrin një vendim nëse duhet të marrin kredi për të blerë një banesë apo të qëndrojnë me qira. Eksperti i pasurive të paluajtshme, Armand Shkëmbi, në emisionin “Mirëmngjes Shqipëri” në RTSH, shprehet se tregu i banesave në Tiranë ndodhet në një fazë të tejngopur, ku çmimet nuk pasqyrojnë realisht fuqinë blerëse të shqiptarëve, por janë rezultat i një deformimi të tregut. Sipas tij, në kryeqytet ka rreth 70 mijë apartamente bosh, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në mbajtjen e çmimeve të larta si në shitje, ashtu edhe në qira. “Tiranën nuk e shoh aq pozitive në 5 vitet e ardhshme,...