‘Atentat ndaj vlerave njerëzore’, Shehu del kundër ligjit për barazinë gjinore, Balla i kthehet ashpër: Dezinformator!

‘Atentat ndaj vlerave njerëzore’, Shehu del kundër ligjit për barazinë gjinore, Balla i kthehet ashpër: Dezinformator!

Me debate të ashpra po zhvillohet mbledhja e sotme e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Opozita dhe mazhoranca janë kanë debatuar për projektligjin për barazinë gjinore, i cili ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës. Opozita kundërshtoi me forcë nismën e mazhorancës, duke i bërë thirrje kryetarit të komisionit, Igli Hasani, dhe deputetëve socialistë që të tërhiqeshin nga propozimi, me argumentin se ligji i ri “shkatërron bazën e familjes tradicionale”. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, paralajmëroi se miratimi i këtij ligji do të sillte “kaos dhe amulli” në vend, duke e cilësuar nismën si “një atentat ndaj vlerave njerëzore”. Ai kërkoi që, nëse mazhoranca këmbëngul ta miratojë, çështja të dërgohet në referendum. “Ligji kundër diskriminimit dhe barazinë gjinore nuk duhet të...