Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka kërkuar sot, 4 nëntor 2025, që Alqi Bllako të dënohet me 5 vite heqje lirie, për inceneratorin e Tiranës
Kujtojmë se në korrik të këtij viti, trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm vendosi që të kthejë për rishqyrtim dosjen ndaj Bllakos dhe ai të gjykohej nga një tjetër trupë gjykuese, duke pranuar kështu ankimimin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Shkalla e Parë e shpalli fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, në dy raste.
Për këtë çështje, Bllako u mor i pandehur nga SPAK në nëntor të vitit 2024. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka përfituar 119 mijë euro në mënyrë të parregullt.
Rasti i parë ka të bëjë me blerjen e një pajisjeje për biznesin e babait të tij, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një pagesë që ka kërkuar për një punonjës të Ministrisë së Mjedisit, në mënyrë që të vijonte punën dhe ta ndihmonte në procedurat koncesionare.
SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon për Inceneratorin e Tiranës
