Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            A jemi më afër një force ndërkombëtare paqeruajtëse në Gaza pas takimit në Stamboll?
                            Ministrat e Jashtëm nga shtatë vende arabe dhe me shumicë myslimane u takuan në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, për të diskutuar mundësinë e krijimit të një force ndërkombëtare stabilizuese në Gaza, si dhe armëpushimin në territor. Një nga qëllimet e takimit të së hënës ishte të afrohen më shumë drejt krijimit të kësaj force, e cila do të ndihmonte në ruajtjen e armëpushimit në enklavën palestineze, që ka qenë i paqëndrueshëm që nga hyrja në fuqi më 10 tetor. Siç shkruan Al Jazeera, gjatë kësaj kohe, Izraeli e ka shkelur vazhdimisht armëpushimin, përmendim javën e kaluar kur nisi një raund tjetër sulmesh vdekjeprurëse, duke vrarë mbi 100 persona, mes të cilëve 46 fëmijë, përpara se të “rifillonte” armëpushimin. Në total, të paktën 236 palestinezë...