Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
PD pagoi LaCivita me 1.4 mln euro, Kokalari paralajmëron Berishën: Në burg do t’i mbyllësh ditët e tua
Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar kreun e PD Sali Berisha për shifrën prej 1.4 milion eurosh (1.6 mln dollarë) të shpenzuar nga PD për të paguar konsulencën amerikane për fushatën e 11 majit. Në një postim në rrjete sociale, Kokalari përmend edhe kontratën lobuese prej 6 milionë dollarësh me “Continental Strategy”, të firmosur nga Flamur Noka me Carlo Trujillo, në cilësinë e presidentit të kompanisë amerikane, i cili ka qenë shef i kabinetit të Marco Rubios. Kokalari thekson se për një shumë të tillë nuk shpenzojnë as për garat kongresiale në SHBA, teksa merr edhe një shembull të konsulentit që pagoi PD, Chris LaCivita, i cili nëpërmjet Maga Pac që drejton mblodhi 2 milionë dollarë për një kongresmen në Kentaki. Kokalari thotë se shifra e...