Apartamente, prona e makina, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 2 milionë euro

Apartamente, prona e makina, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 2 milionë euro

Rreth 2 milionë euro pasuri, në pronësi të shtetasit me iniciale T.Q., janë vënën në sekuestro me urdhër të Prokurorisë së Vlorës. Bëhet fjalë për 25 pasuri, prej të cilave 14 apartamente, 6 poste parkimi, 2 dyqane, një sipërfaqe toke si dhe dy automjete të tipit “Daimler Chrysler” e “Ford Focus”. Sekuestrimi i tyre u vë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Pasuritë e sekuestruara: 14 apartamente – Pasuria e llojit “apartament” me sip.82 m2, ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q. – Pasuria e llojit “apartament” me nr.98/3+3-22, e llojit apartament me sip.108.5 m2, nr.ap.22, ndërtuar nga shoqëria “Besa G&T” në komunën “Farkë”, “Sauk”, në zotërim të shtetases E.Q; – Pasuria e llojit “apartament”...