Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Konferenca “Studimet albanistike te sllavët e jugut” në Prishtinë, mbi 50 kumtesa nga studiuesit
                            Mbi pesëdhjetë kumtesa nga studiues të fushave të ndryshme të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, muzikologjisë dhe studimeve kulturore u paraqitën në konferencën dyditore ndërkombëtare “Studimet albanistike te sllavët e jugut”. Konferenca është në vijim të organizimeve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH). Punimet e konferencës u zhvilluan në datat 27-28 tetor në Prishtinë. Kjo veprimtari mblodhi bashkë studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Rusia, Gjermania, etj. Aktivitetin e hapi akad. Rexhep Ismajli, i cili mbajti edhe referatin kryesor me temën “Studimet albanistike dhe përgjithësisht shqiptare te sllavët e jugut”.  Akad. Gëzim Hoxha nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë e vlerësoi takimin, jo vetëm si një përmbledhje studimesh, por edhe si një akt...