‘Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar’, Meçe për Veliajn

Analisti Arben Meçe ka deklaruar në një emision televiziv se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vuri vulën duke lënë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Sipas Meçes, nga njëra në “sjellja e shtetit tonë, e sistemit gjyqësor ka qenë diskriminuese ndaj Erion Veliajt”, ndërsa theksoi se Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar në hierarkinë shtetërore.
Ai vuri në dukje se kryetari i Bashkisë ka një madat të veçantë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijoi një precedent për të zgjedhurit në pushtetin lokal, pasi janë pushtet më vete.
“Të arrish që Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar në hierarkinë shtetërore. Është hierarki. Krijoi precedentin me njerëzit e zgjedhur në pushtetin lokal sepse janë pushtet më vete. Që të mbash me arrest me burg kryetarin e Bashkisë i cili vjen në ekuivalencë me kryeministrin me pushtetin që ka, pse? Sepse se kishte folur me familjen?”, u shpreh Meçe.
Meçe tha më tej se “çfarë interesi kishte PS për shkarkimin e Erion Veliajt? Rama ngriti një problem të qartë politik i cili tashmë në pikën zero. Bashkia e Tiranës nuk ka kryetar. Nuk ishte incivativë e Ramës në këshillin bashkiak”.
“Nëse do të hapësh nenin 62 të ligjit mbi pushtetin lokal do të shohësh pikën c që parashikon 3 muaj, pra ai mungon tre muaj. Kush njeh procedurën e një procesi gjyqësor, aq më tepër ku futen në masa sigurie, 3 muaj është sa për të filluar procedura. Kjo do të thotë se pika c ka krijuar një dilemë që Gjykata Kushtetuese i vuri vulën sot. E para gjë që duhej të goditej ishte kushtetueshmëria e kësaj dispozite. Gjykata Kushtetuese tha stop nuk do të ketë një gjë të tillë çka do të thotë që prodhohet precedent shumë i rrezikshëm”, deklaroi Meçe.