Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Emocione drithëruese, Elsa Lila e nis me Golden Buzzer aventurën e saj në Albania’s Got Talent
Është mbyllur një tjetër natë magjike në ekranin mbarëshqiptar, televizionin kombëtar Vizion Plus. Albania’s Got Talent ka nisur me surpriza mbrëmjen e kësaj të hëne, ku jurisë iu bashkua diva shqiptare Elsa Lila, e cila dha edhe Golden Buzzer-in e parë personal dhe të dytin në këtë edicion të dytë të AGT. Mbrëmja pati emocione, adrenalinë dhe mesazhe të forta të dhëna nga vetë talentet. I tillë ishte edhe mesazhi i grupit “Kudo Bashkë”, të cilët përmes rap-it përcollën te publiku emocione zemre. Edhe këtë të hënë nuk munguan as zonjat, si “Gratë Tetovare” me korin e tyre simpatik, apo Vjollca, e ardhur nga Zvicra për të performuar në AGT, por që fatkeqësisht nuk bindi. Megjithatë, vëmendjen këtë të hënë e mori dyshja fantastike Chris...