Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, pikërisht në vendin e njohur si Kotodesh, në rrethin e Prrenjasit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur për vdekje këmbësorin Q. M., 62 vjeç, banues në Kotodesh. Fatkeqësisht, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është ndaluar menjëherë nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
