Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Analiza e ish-Prokurorit: Shkarkimi i Veliajt dështoi për shkak të shkeljes së parimit të mbrojtjes
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka ofruar një interpretim ligjor për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pranoi ankimin e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij. Sipas Karanxhës, Gjykata Kushtetuese ka vendosur duke interpretuar Nenin 115 dhe veçanërisht Nenin 42 të Kushtetutës, i cili kërkon që personi të ketë të drejtë të dëgjohet përpara se ndaj tij të merret një vendim, në këtë rast, vendimi për shkarkim. “Me vendimin është bërë e qartë se jemi në proces kushtetues. Çdo kush duhet të dëgjohet para se të shkarkohet sipas nenit 42. Parimi i mbrojtjes nuk duhet të shkelet,” tha Karanxha. Ai nënvizoi se vendimi i Kushtetueses është procedural dhe nuk ka ndikim në thelbin e akuzave që rëndojnë ndaj Veliajt. Megjithatë, Karanxha theksoi...