‘I rëndon më shumë pozitën’- Shprehet gazetari për vendimin ndaj Veliajt

Për gazetarin Bledian Koka vendimi pro Veliajt i Gjykatës Kushtetuese rëndon më shumë pozitën e tij.
I ftuar në një studio televizive, gazetari është shprehur se Veliajt i zgjatet agonia pasi duke qenë kryebashkiak plotësohen parakushtet me të cilat ai mbahet nga Prokuroria e Posaçme sepse si njeri me pushtet, ai mund të prishë provat dhe mund të intimidojë dëshmitarët.
“Sot Veliajt i zgjatet agonia e qëndrimit në burg sepse duke qenë kryebashkiak plotësohen parakushtet me të cilat ai mbahej sot gjith ditën në burg nga Prokuroria e Posaçme sepse si njeri me pushtet, ai mund të prishë provat dhe mund të intimidojë dëshmitarët
Ai e ka fuqinë si kryetar bashkie të prishë provat. Nuk do ketë asnjë ndikim tek Erion Veliaj vendimi, përkundrazi i rëndohet pozita”, tha ai.