Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë-Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësor, rreth 62 vjeç, banues në Kotodesh.
Për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin R. A., 27 vjeç, i cili po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
