Ministri Sveçla: Serbia shkeli kufijtë shtetërorë pas raportimeve për rrëmbimin e një serbi në Leposaviç

Ministri Sveçla: Serbia shkeli kufijtë shtetërorë pas raportimeve për rrëmbimin e një serbi në Leposaviç

Kosova E Hënë, 3 Nëntor 2025 21:55 Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë të hënën se Serbia e ka cenuar integritetin territorial të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bota demokratike duhet të reagojë e t’i ndalë këto sulme të Serbisë. “Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së...