Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Zgjedhjet e 11 Majit, zbulohet sa kanë kushtuar fushatat e PS dhe PD
                            Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e plotë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, sa i përket shpenzimeve të tyre për zgjedhjet e 11 majit. Partia Socialiste ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë. Sipas raportit zyrtar të bërë publik nga KQZ, totali i shpenzimeve indirekte-dhurimet janë në vlerën e 9,889,608 lekëve. Ndërkohë Partia Demokratike ka shpenzuar në total 213,060,301 lekë, ndërsa totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet kapin shifrën e 270,000 lekëve. Sipas KQZ,  për PD totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare është në vlerën e 13,819,837 lekëve. Raporti i plotë për PS: Të ardhurat Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390 Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608 Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0 Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave:...