Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Rriten me gati 50% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara
                            Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka përmirësuar më tej performancën e saj financiare dhe mirëmenaxhimin e pasurive në administrim, duke shënuar një rezultat rekord sa i përket të ardhurave nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara. Sipas të dhënave zyrtare të 9-mujorit të parë të vitit 2025, të ardhurat vetëm nga qiradhënia, pa përfshirë procedura të tjera si shitja, pasi nuk ka pasur të tilla, kanë arritur në 162.2 milionë lekë, nga 109.5 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar — një rritje prej 48.2%. Ky rezultat konfirmon ecurinë pozitive të reformës së ndërmarrë nga Kryeadministratorja Risena Xhaja në menaxhimin e pasurive të sekuestruara, me theks në qiradhënie, përdorim social dhe koordinim më efikas...