Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            GJK i dha të drejtë Veliajt, Teliti: Pasojë e qëndrimit të PS, vendimi duhej pasuruar me shkeljet reale
                            Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot t’i japë të drejtë Erion Veliajt, duke rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili më 25 shtator 2025 shkarkoi ish-kryebashkiakun nga detyra. Ky vendim e konfirmon zyrtarisht rikthimin e Veliajt në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht qëndrimit të tij nën masën e “arrestit me burg” që nga 10 shkurti 2025 dhe akuzave të SPAK-ut. Vendimi i Kushtetueses, i marrë pas ankimimit të Veliajt më 29 shtator, shfuqizon jo vetëm aktin e Qeverisë, por teorikisht anulon edhe dekretin e Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja. Menjëherë pas vendimit, ka ardhur reagimi i Këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erion Teliti. Ai nuk e shikon vendimin si një fitore të Veliajt, por si...