Çfarë ndodhi? Zjarr i madh në Milot, vështirësohet qarkullimi në aksin nacional

Çfarë ndodhi? Zjarr i madh në Milot, vështirësohet qarkullimi në aksin nacional

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së hënës një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit, duke shkaktuar re të dendura tymi që kanë mbuluar një pjesë të aksit Lezhë–Laç dhe kanë vështirësuar qarkullimin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit e Kurbinit, të mbështetur nga forcat e Lezhës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Policia ndodhet në terren dhe po heton rrethanat e ngjarjes.