Edi Rama dhe djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros, kanë kaluar një javë intensive së bashku në disa forume të organizuara nga Fondacioni Soros.
Megjithatë, gjatë gjithë këtyre aktiviteteve, nuk u publikua asnjë foto e tyre e përbashkët, një fakt që ngjalli dyshime për përpjekjet e Ramës për të shmangur vëmendjen publike.
Por duket se takimi i fundit në Paris e ka ‘frymëzuar’ Aleks Sorosin, i cili vendosi të publikojë në Facebook disa foto të reja ku shfaqet me kukullën e tij në Tiranë, Edi Ramën.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Rama shihet në shoqërinë e bashkëshortes, Linda Rama, ndërsa Aleks Soros shoqërohet nga partnerja e tij, Huma Abedin. Fotot janë realizuar pas darkës zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Kujtojmë se disa muaj më parë, pas fitores së Presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Edi Rama fshiu nga rrjetet e tij sociale të gjitha fotot me George dhe Aleks Soros, duke tentuar të zhdukë çdo gjurmë të lidhjeve të tij me familjen Soros
Fotot që Rama donte të mos shiheshin, tani shpërthejnë në rrjet nga Soros
