“U anashkaluan shkeljet reale”/ Teliti reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për  Veliajn:Ne do të vazhdojmë të..

“U anashkaluan shkeljet reale”/ Teliti reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Veliajn:Ne do të vazhdojmë të..

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt dhe e riktheu atë në detyrë. Përmes një postimi në Facebook, Teliti e cilësoi këtë vendim si pasojë të qëndrimit të mazhorancës, e cila, sipas tij, refuzoi kërkesën e opozitës për të përfshirë në vendimin e shkarkimit shkeljet reale të kryetarit të bashkisë. Ai theksoi gjithashtu se Veliajt nuk iu garantua e drejta kushtetuese e mbrojtjes në Këshillin Bashkiak. “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, dhe do të vijojmë betejën për Tiranën, pavarësisht kur mbahen zgjedhjet,” shkroi Teliti.