Aksident me pasojë një të vdekur në Prrenjas

Aksident me pasojë një të vdekur në Prrenjas

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas. Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili ka ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është ndaluar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.