Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kushtetuesja ktheu Veliajn në detyrë, avokatët: Gjykata tregoi integritet maksimal
                            Duke analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi dekretin e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili kishte caktuar datën 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, dy avokatët, Arbër Hoxha dhe Përparim Çaça të ftuar në emisionin “Në Kohë Reale” të RTSH1 e vlerësuan atë si një hap vendimtar për mbrojtjen e Kushtetutës dhe parandalimin e precedentëve të rrezikshëm.  Avokati Hoxha theksoi se Gjykata Kushtetuese “ka treguar integritetin e saj maksimal dhe është ngritur në lartësinë e situatës, duke kthyer legjitimitetin dhe kushtetueshmërinë. Kjo i ka prerë rrugën një precedenti të rrezikshëm: shkarkimin e të zgjedhurve vendorë vetëm për shkak të masës arrest me burg apo arrest në shtëpi”  Ai vuri në dukje se “dekretimi i...