Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            ‘Tako komisar Brashën’, 20-vjeçari përdorte email të rremë në emër të Prodës (DETAJE)
                            Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rastin e 20-vjeçarit Ervis Brasha, i cili u arrestua ditën e djeshme në Kamëz pasi hiqej si punonjës policie. Burime nga Policia kanë konfirmuar se i riu ka shkuar edhe më tej në mashtrimet e tij, duke përdorur një email të rremë në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me të cilin u dërgonte qytetarëve mesazhe si të ishte vetë drejtuesi i policisë. Në këto mesazhe, ai prezantohej si Proda dhe u kërkonte qytetarëve që të takonin “komisarin Ervis Brasha”, duke i bërë të besonin se po vepronin me urdhër zyrtar. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se disa persona që kishin probleme ligjore mund të kenë rënë pre e mashtrimit dhe të...