Buxheti 2026 miratohet nga qeveria, ja çfarë do diskutohet në Kuvend më 19 nëntor

Buxheti 2026 miratohet nga qeveria, ja çfarë do diskutohet në Kuvend më 19 nëntor

Qeveria ka dhënë dritën jeshile për projektbuxhetin e vitit 2026 në mbledhjen e saj të sotme të pasdites. Dokumenti financiar pritet t’i dorëzohet Kuvendit, ku do të nisë procesi i shqyrtimit dhe diskutimit parlamentar. Bëhet me dije se të mërkurën, gjatë Konferencës së Kryetarëve, do të përcaktohet axhenda për shqyrtimin e projektbuxhetit në komisionet përkatëse. Sipas kalendarit të parashikuar, debati në parim për projektbuxhetin do të zhvillohet më 19 nëntor, ndërsa diskutimi nen për nen në seancë plenare është planifikuar për datën 11 dhjetor.