Zbulohet shuma, sa u pagua Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit

Zbulohet shuma, sa u pagua Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike i ka paguar 1.5 milionë dollare Chris LaCivita, si konsulent per fushaten elektorale te zgjedhjeve te 11 majit. PD pritet te depozitoje në KQZ raportin për shpenzimet në zgjedhjet parlamentare ku është përfshirë dhe pagesa për LaCivita. Në këtë raport sqarohet se strategu i fushatës së PD është paguar 1,5 milionë dollarë. Chris LaCivita mbërriti në Tiranë në datën 10 shkurt dhe doli disa herë në fushatë zgjedhore në krah të kryetarit të PD Sali Berisha, përfshirë edhe në mitingjet që hapën dhe mbyllën fushatën elektorale te 11 majit. Chris LaCivita shërbeu si bashkëmenaxher dhe këshilltar kryesor në fushatën elektorale të Donald Trump për tu zgjedhur si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 5 nëntorin e vitit të kaluar./vizionplus.tv