Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Policia: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq
                            Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmëria serbe. “Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë informacione nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për këtë rast...