Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Veliaj rikthehet në detyrë, Berisha flet pas publikimit të lajmit: Kushtetuesja zbatoi ligjin, “palosi” Ramën e Begajn..
                            Pas publikimit të lajmit se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë në krye të bashkisë së Tiranës, ka reaguar Sali Berisha.  “Në këtë rast është zbatuar ligji. E fajtoj në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. Haram Begaj dhe Rama janë të rrëzuar me këtë vendim”, tha Berisha.  Më 31 tetor, Erion Veliaj u përball për 7 orë në gjykatë me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet. Mes Veliajt dhe qeverisë u zhvillua një debat i gjatë nëse shkarkimi i Veliaj me argumentin e mungesës në punë 3 muaj, ishte i ligjshëm dhe i drejtë.  Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin e tij më 25 shtator nga qeveria, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak.