Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Plagosje me armë zjarri në Durrës
Plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në Durrës. Sipas burimeve nga policia, një 31-vjeçar është plagosur në këmbë dhe më pas është paraqitur vetë në urgjencën e spitalit të Durrësit. I riu nuk ka pranuar të tregojë vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe as personin me të cilin është konfliktuar. Mjekët e spitalit bëjnë me dije se 33-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI: Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë,...