Kina dhe Bashkimi Europian zhvillojnë dialog të “përditësuar” për kontrollin e eksporteve 

Kina dhe Bashkimi Europian zhvillojnë dialog të “përditësuar” për kontrollin e eksporteve 

Kina dhe Bashkimi Evropian zhvilluan në Bruksel në datat 31 tetor – 1 nëntor një dialog të “përditësuar” për kontrollin e eksporteve, njoftoi të hënën Ministria e Tregtisë e Kinës. Palët patën komunikime konstruktive dhe të thella për shqetësimet e njëra-tjetrës lidhur me kontrollin e eksporteve, deklaroi ministria, duke shtuar se ranë dakord në ruajtjen e komunikimit dhe shkëmbimeve, për të promovuar funksionimin e qëndrueshëm të zinxhirëve industrialë dhe furnizues midis Kinës dhe BE-së. Dialogun e drejtuan bashkërisht drejtori i Drejtorisë së Sigurisë Industriale dhe Kontrollit të Import-Eksportit pranë Ministrisë të Tregtisë të Kinës Jiang Qianliang, dhe zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Tregtinë në Komisionin Evropian Denis Redonnet.