2 milionë euro pasuri të sekuestruara në Vlorë/ Në shënjestër..

2 milionë euro pasuri të sekuestruara në Vlorë/ Në shënjestër..

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 2 milionë euro në pronësi të shtetasit me iniciale T.Q. Nën sekuestro janë apartamente, prona, dyqane e makina. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sekuestrimi u bë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë: Pasuria e llojit “apartament” me sip.82 m2, ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q. Pasuria e llojit “arë”, sip. 2000 m², Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K dhe...