Babish nënshkruan marrëveshje koalicioni me parti euroskeptike

Babish nënshkruan marrëveshje koalicioni me parti euroskeptike

Partia ANO e politikanit populist çek, Andrej Babish, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me aleatë nga krahu i djathtë, duke bërë një hap drejt rimarrjes së pushtetit pas fitores në zgjedhje. Babish fitoi zgjedhjet me premtime për rritje të shpenzimeve dhe duke kundërshtuar politikat e Bashkimit Evropian për klimën dhe migrimin. Ish-kryeministri i Çekisë, Babish, i bashkoi forcat e Partinë e Motoristëve, që është skeptike ndaj ndryshimeve klimatike, dhe me partinë SPD, që është kundër BE-së dhe NATO-s. Së bashku, këto tri parti kanë 108 ulëse në Dhomën e Ulët të Parlamentit prej 200 anëtarësh. Babish ka thënë se dëshiron të formojë një qeveri deri në mesin e dhjetorit, në mënyrë që të miratojë buxhetin për vitin 2026 dhe të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve...