Dhunohet dhe rrëmbehet një person në veri të Kosovës, policia: E kanë dërguar në Serbi me autoambulancë

Dhunohet dhe rrëmbehet një person në veri të Kosovës, policia: E kanë dërguar në Serbi me autoambulancë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb dyshohet se është plagosur në zonën e Leposaviçit dhe më pas është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në territorin e Kosovës, ku persona të maskuar e kanë dhunuar serbin dhe më pas e kanë rrëmbyer, për ta çuar në territorin e Serbisë. Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën kufitare për të vijuar hetimet lidhur me rastin, i cili është regjistruar në datën 1 nëntor. “Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga...