Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pritet rënie e çmimeve të banesave në vijim? Ja çfarë paralajmëron sektori i ndërtimit
Bizneset janë më optimiste për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e ekonomisë, ndërsa qytetarët jo. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1.9 pikë në muajin tetor. Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së besimit nga bizneset në tregti, industri dhe ndërtim, ndërsa konsumatorët dhe bizneset në sektorin e shërbimeve janë shprehur më pak optimistë. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.4 pikë përqindje në tetor. Kjo rritje u përcaktua nga vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues, si dhe niveli i porosive të reja. Kjo mund të sjellë një rritje të ofertës në tregun e banesave, prandaj bizneset në ndërtim kanë shfaqur pritshmëri për ulje të çmimeve në vijim. Po ashtu, besimi në industri...