Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
Ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës.
Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja.
Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre.
“Gërdeci” nuk mbyllet/ Mediu kërkon të rrëzojë gjyqtaren që po e gjykon
