Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
”Skënderbeu”, historia e pazakontë e operës së Antonio Vivaldit, u dha premierë më 1718
Diku, në fillim të viteve 1700, kompozitori i njohur Antonio Vivaldi shkroi një operë për Skënderbeun. Ishte një vepër me një histori të koklavitur. Ajo nuk qëndroi gjatë në skenë, e prej atëherë e deri në ditët tona ka mbërritur e cunguar. Një pjesë e saj ka humbur dhe, tashmë kanë mbetur vetëm katër arie dhe dy recitative (rreth 60 faqe të ruajtura). Kjo pjesë e veprës u bë e njohur për publikun shqiptar në dhjetor 2003, kur u vu në skenë në një koncert krishtlindjesh nga Kori Femëror dhe Orkestra e Harqeve e Akademisë së Arteve në Tiranë, drejtuar nga mjeshtri Milto Vako, krahas operës “Skëndërbeu” të Prenk Jakovës. Si lindi opera “Scanderbeg”?Vepra e Vivaldit u shfaq për herë të parë më 22 qershor të vitit 1718,...