Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Toka nga lart, duket e pabesueshme- por fotografitë e para “i bënë” pëllumbat!
Keni dëgjuar e lexuar, për pëllumbat që dërgonin mesazhe nga largësi të mëdha. Por, këta shpendë të mrekullueshëm i kanë shërbyer kaq shumë njeriut. Nëse i shihni ngado teksa iu ulen para këmbëve, për ushqimin e përhapur enkas për ta, më herët ata qenë… shërbëtorët kaq të zellshëm e paqësorë! Ishte viti 1907, kur Julius Neubronner, një farmacist gjerman, paraqiti një kërkesë për patentë për një shpikje të re, kamerën-pëllumb. Pajisja ishte pikërisht një aparat i vogël, pajisur me rripa me një kohëmatës, në mënyrë që pëllumbat të mund ta mbanin dhe të bënin fotografi gjatë fluturimit. Neubronner, fillimisht e provoi me pëllumbat e tij në shtëpi. Në vitet në vijim, ai shfaqi aparatin e tij në ekspozita ndërkombëtare, ku shiste edhe kartolinat e realizuara...