Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tirana kursen, Elbasani shpenzon! Ja qarqet ku shqiptarët mbajnë më shumë lekë në bankë
Një qytetar i Tiranës mban mesatarisht 1.1 milionë lekë në një depozitë në bankë. Sipas një analize të kryer nga Televizioni Scan duke llogaritur shumën e depozitave në tremujorin e tretë të këtij viti me numrin e popullsisë sipas qarqeve nga Censi i vitit 2023, Tirana kryeson me kursimet më të larta për frymë në bankë. Në vend të dytë renditet Vlora me 730 mijë lekë kursime që një banor mban mesatarisht në bankë dhe Durrësi me 574 mijë lekë. Nga ana tjetër, Elbasani dhe Fieri kanë vlerën më të ulët të depozitave për frymë, vetëm 327 mijë lekë dhe 332 mijë lekë kursime për frymë mesatarisht. Ky tregues mund të lidhet me të ardhurat më të ulëta në këto dy qarqe ose prirje më...