“Në PD askush nuk flet për lidership”/ Zgjedhjet e 11 majit, flet gazetari: Berisha nuk ‘preket’, nuk diskutojnë dot…

Në hapësirën e intervistës në Ora News ka qenë në një lidhje direkte analisti Mentor Kikia ku ka prekur çështjen e zgjedhjeve të 11 majit. Kikia ka nënvizuar rastin e PD gjatë zgjedhjeve duke thënë se selia blu është angazhuar në denoncimin e parregullsive të konstatuara aso kohe.
Ai e ka përshkruar gjithë procesin si të padrejtë dhe jo të lira, përderisa mazhoranca ka përdorur burimet e veta publike, qoftë ato infrastrukturore ose financiare. Por ndër të tjera, analisti Kikia ka mëshuar se PD e ka neglizhuar nevojën për tëe reflektuar brenda strukturave të partisë.
“PD e ka neglizhuar nevojën për të nisur një proces reflektimi brenda strukturave demokratike.
Aty është vendosur në mënyrë taksative që të mos diskutohet lidershipi politikë. Të mos diskutohet nëse duhet të jap dorëheqjen ose jo kryetari i partisë.”- u shpreh ai.