“Narkoshteti po shembet”/ Sali Berisha, deklaratë me gazetarët: Kjo është e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë. Berisha deklaroi se PD zhvillon mbledhjen në kuadër të zhvillimeve të jashtëzakonshme.
Kreu i PD u shpreh se narkoshteti po shembet dhe kjo shembje është e pandalshme. Më tej, Berisha thase këto zhvillime po i japin një dimension të ri misionit të PD për shpëtimin e Shqipërisë.
“Ne mblidheni në rrethana të zhvilllimeve të jashtëzakonshme.
Narkoshteti po shembet, kjo është sot e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale që Edi Rama ngriti këta 12 vite në aleancë me kartelet e drogës dhe ekstremin e majtë të udhëhequr nga Soros ka hyrë në një proces desintegrimi.
Këto zhvillime i japin një dimension të ri misionit tonë për shpëtimin e Shqipërisë. Shembja e narkoshtetit është shanc historik për çdo qytetar, për çdo drejtues të forcave politike opozitare”, tha Berisha.