Mbrëmja e tretë e Albania’s Got Talent, këngëtarja Elsa Lila i bashkohet jurisë së spektaklit

Mbrëmja e tretë e Albania’s Got Talent, këngëtarja Elsa Lila i bashkohet jurisë së spektaklit

Sonte në mbrëmje, skena e “Albania’s Got Talent” ndizet sërish me energji, emocione dhe shumë surpriza. Spektakli i talenteve shqiptare rikthehet me natën e tretë të audicioneve, që do të transmetohet në orën 21:00 në Vizion Plus. Në këtë fazë të garës, dhjetëra konkurrentë nga i gjithë vendi dhe diaspora do të provojnë të bindin jurinë me performanca të ndryshme, nga kënga e vallëzimi, deri te iluzioni dhe arti skenik. Çdo garues mban me vete një histori, një ëndërr dhe një shpresë për t’u bërë pjesë e më të mirëve të këtij sezoni. Sërish do të jenë katër anëtarët e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Kastro Zizo dhe Elsa Lila, e cila i është bashkuar këtij kasti, e që do të duhet të përzgjedhin mes...