Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale rritjen ekonomike dhe tregun e punës
Nga Philippe Aghion, Simon Bunel dhe Xavier Jaravel*Ndërsa gjithnjë e më shumë biznese po eksperimentojnë me inteligjencën artificiale (IA) dhe po vlerësojnë se si ajo mund të përfitojnë, debatet mbi ndikimin e saj te punonjësit janë intensifikuar. Në Shtetet e Bashkuara, shkëputja e dukshme midis rritjes së vlerësimeve të tregut të aksioneve dhe rënies së vendeve të punës (jo-bujqësore) të shpallura në total ka ushqyer narrativat mediatike mbi shkatërrimin e vendeve të punës për shkak të teknologjisë.Pothuajse çdo javë ka tituj të rinj për kompani që përdorin IA për të kryer punë zyre, veçanërisht ato që zakonisht kryhen nga të sapodiplomuarit ose nga punonjësit në nivelet më të ulëta të karrierës. Sipas një raporti të publikuar këtë muaj nga Komiteti i Senatit Amerikan për Shëndetësinë,...