Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
GJKKO dënon me tre vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin këtë të hënë, më 3 nëntor, për ish-deputetin socialist Jyrgis Çyrbja, të cilin e ka dënuar me 3 vite burg. Dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 2 vite. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor për tregim të sekretit shtetëror për disa episode si dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode. Ai u shpall fajtor dhe për akuzën korrupsion në zgjedhje. Ndërkohë, përsa i përket të dyshuarve të tjerë, A.H u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim sekreti shtetëror. SPAK kaishte kërkuar 3 vite burg, që për shkak të dënimit të shkurtuar, shkon po ashtu në 2 vite...